Rezultatet e akreditimit shpallen sot
Agjencia Kosovare për Akreditim (AKA) do të publikojë të mërkurën rezultatet e procesit të akreditimit. Pas një vlerësimi disamujor nëpër institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në vend, ekspertët ndërkombëtarë e vendorë të kësaj agjencie kanë dhënë rekomandimet e tyre, për apo kundër (ri) akreditimit të programeve.
Këto rekomandime pritet të dalin në tavolinën e bordit të AKA-së, që nga ora 09:00 e paradites të së mërkurës.
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Cilësisë (KKC), Ferdije Zhushi-Etemi, ka thënë për “Zërin” se ashtu siç ishte paralajmëruar dhe në përputhje me agjendën e punës për procesin e riakreditimit vendimet për secilin institucion do të shpallen më tre (3) korrik.
“Për të gjitha institucionet që kanë aplikuar për riakreditim dhe janë në proces nesër do të shpallen rezultatet”, ka theksuar ajo, duke shtuar se gjithçka do të jetë gati dhe secili institucion do ta marrë përgjigjen në përputhje me kriteret për këtë proces dhe punën që ka bërë institucioni.
“Mbledhja do të nisë në orën 09:00. Nuk e dimë se kur do të kryhet, pasi që ka shumë raporte. Ne kemi punuar nga 12-16 orë në ditë për të përgatitur shpalljen me datën e caktuar”, ka thënë Zhushi-Etemi.
Vlerësimi ka përfshirë në këtë raund rreth 26 institucione private dhe publike. AKA-ja kishte premtuar më parë se ka vendosur që të jetë më e rreptë me institucionet private të arsimit të lartë. Ndërsa, secili kolegj që ka hapur degë ilegalisht do t’i mbyllen ato degë në mënyrë të shpejtë. Zhushi-Etemi ka mohuar të ketë pasur ndonjë problem gjatë procesit.
Sipas saj, procesi është realizuar sipas planifikimit dhe nuk ka pasur asnjë presion prej askujt. Megjithëkëtë, institucionet e pakënaqura me vendimin e AKA-së kanë të drejtën e ankesës menjëherë pas shpalljes së rezultateve, e cila mund të adresohet së pari në këshillin e kësaj agjencie e pastaj dhe në instancat tjera.
Ajo ka shprehur qëndrimin e agjencisë se nuk do të ketë tolerime për sa i përket ndëshkimit për institucionet që veprojnë ilegalisht. Me ligjin në fuqi vendimi i bordit të AKA-së për institucionet do të marrë formën e prerë pasi të shqyrtohet nga ministri i arsimit, Ramë Buja, i cili do të jetë ai që do të japë nënshkrimin përfundimtar për përfundimin e procesit.
Mjeret ne, kush do te jape nenshkrimin e fundit, nje njeri i cili nuk e ka te kryer fare ECDL, nje njeri i cili e ka shkaterruar arsimin, Rame Buja, dy lidhje me krye nuk i ka… mjeret ne, mjer Kosova, mjer gjeneratat e reja…
me falni a mundi te me ndimoni pakese pere semi maturant