74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës
Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), ka publikuar sot rezultatet e Provimit të Maturës të afatit të qershorit.
Nga 31.628 maturantë sa kanë marrë pjesë në provim, kanë kaluar 23.531 maturantë (74.5 përqind).
KQSHM vlerëson lartë organizimin e Provimit të Maturës dhe falenderon të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces.
Gjatë tri ditëve të ardhshme do të jetë afati i përcaktuar për ankesa, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më 28 qershor.
Për të gjithë ata që nuk e kanë kaluar provimin në këtë afat, do të kenë edhe një mundësi në afatin e gushtit.
Sa pike kam dhene
Hi si jeni
A KA MUNDSI MEM TREGU KU MUJ MI KQYR SA PIK O KOM BO ?
mfalni un i kom ba 99 pik per ni pik sun e kom dhan a ka naj mundsi naj ide a kisha mujt me ba naj ankes ose najqysh me ja ba per me jap testin e mema shtu naj pik 🙁 julutna nese kishi mujt mema kthy pergjegjejen sa ma shpejt
ankohu se ndoshta ta kthejn pozitiv ka ndodhe qe ja kan kthye edhe per 3 a 4 pike e kane kalue…
a mundem te di ku muj te gjej rezultatin ne pc
une i kom ba 150 pik a e kom kalu testin