Biologji, Gjimnazi Natyror A 2010
Pyetja 1
Zebra e cila si burim të ushqimit përdorë bimët është organizëm:
A. omnivorë
B. herbivorë
C. karnivorë
D. insektivorëPyetja 2
Në cilën pjesë të qelizës kryhet cikli i Krebsit?
A. Plastide
B. Ribozome
C. Citoplazmë
D. MitokondriePyetja 3
Cila nga metodat e menaxhimit të mbeturinave paraqet procesin gjatë të cilit, materia organike zbërthehet në përbërës mineral dhe joagresiv?
A. Riciklimi
B. Incinerimi
C. Fermentimi
D. KominucioniPyetja 4
Në cilin kategori sistematike të shtazëve bën pjesë pinguini?
A. Gjitarë
B. Shpendë
C. Zvarranikë
D. UjëtokësorëPyetja 5
Si pasojë e dëmtimit të trurit të mesëm te njeriu do të:
A. çrregullohet dëgjimi
B. çrregullohet memoria
C. çrregullohet drejtpeshimi
D. çrregullohet frymëmarrjaPyetja 6
Gjatë zhvillimit embrional prej ektodermës krijohen:
A. epiteli i fshikëzës së urinës, epiteli i mushkërive, veshi i mesëm
B. epiteli i mushkërive, zemra, sistemi urogjenital
C. indi eshtëror, derma e lëkurës, gjëndrrat pështymore
D. sistemi nervor, gjëndrat lëkurore, qimetPyetja 7
Në figurë është paraqitur sistemi i tretjes dhe disa organe ndihmëse të tretjes te shpendët. Në cilën prej këtyre organeve të tretjes bëhet zbutja e materieve ushqyese?
A. Në gushë
B. Në lukthin muskulor
C. Në pankreas
D. Në zorrën e hollëPyetja 8
Te kurrizorët shqisa e shijimit është e lokalizuar në gjuhë. Në cilën pjesë të gjuhës përceptohet shija e thartë?
A. III
B. VI
C. I dhe V
D. II dhe IVPyetja 9
Në figurë janë paraqitur membranat embrionale te kurrizorët. Cila nga këto membrana embrionale formon placentën te gjitarët?
A. Horioni
B. Amnioni
C. Alantoisi
D. VitelinaPyetja 10
Cili është gjenotipi i prindërve (pulës dhe gjelit) nëse prej 160 zogjëve (pasardhësve) 120 prej tyre janë me këmbë të shkurtëra dhe 40 janë me këmbë normale?
Gjeni për këmbë të shkurtëra është dominant (K) ndërsa gjeni për këmbë normale është recesiv (k).
A. KK x Kk
B. KK x kk
C. KK x KK
D. Kk x KkPyetja 11
Cila nga bazat e mëposhtme acidike mungon te ARN-ja?
A. Adenina
B. Timina
C. Guanina
D. CitozinaPyetja 12
Cilat nga këto grupe të gjallesave janë paraqitur të parat në rruzullin tokësor?
A. Sfungjerët
B. Planariet
C. Protozoat
D. GrykorëtPyetja 13
Truri i vogël është qendër për rregullimin dhe drejtpeshimin e trupit dhe koordinator i lëvizjeve që më së miri është i zhvilluar te:
A. gaforrja dhe peshku
B. peshku dhe ujëtokësorët
C. ujëtokësorët dhe zvarranikët
D. shpendët dhe gjitarët