Biologji, Gjimnazi Natyror B 2012
Pyetja 1
Cili nga këto gjene është heterozigot ?
A. bbcc
B. BBCC
C. BbCc
D. AABBPyetja 2
Sa palë çifte nervore dalin prej trurit të zvarranikëve ?
A. 10 palë
B. 12 palë
C. 20 palë
D. 24 palePyetja 3
Cila nga këto bimë përmban më së shumti fitoncide ?
A. Molla
B. Dardha
C. Kumbulla
D. DëllinjaPyetja 4
Cili organ i tretjes te njeriu e pengon kalimin e ujit në rrugët e frymëmarrjes ?
A. Faringu
B. Laringu
C. Epiglotisi
D. DuodenumiPyetja 5
Në cilën pjesë të qelizës kryhet oksidimi i materieve organike përmes ciklit pentozik ?
A. Ribozome
B. Citoplazmë
C. Kloroplaste
D. MitokondriePyetja 6
Nëse te prindërit gjenotipi për përcaktimin e grupeve të gjakut është AA x BO, çfarë do të jetë gjenotipi te pasardhësit ?
A. AO, AB
B. AO, BO
C. AB, OO
D. OA, OBPyetja 7
Çka ndodh në organizmin e njeriut nëse nuk funksionojnë veshkat ?
A. Ndërprerja e qarkullimit të gjakut dhe limfës
B. Ndërprerja e prodhimit të insulinës dhe glukagonit
C. Ndërprerja e prodhimit të hormoneve tiroksinë dhe trijodtironinë
D. Ndërprerja e ekskretimit të produkteve përfundimtare të metabolizmitPyetja 8
Cilat nga këto organele qelizore e mbrojnë organizmin nga mikroorganizmat ?
A. Mitokondritë
B. Lizozomet
C. Aparati i Golxhit
D. RibozometPyetja 9
Cila prej bimëve të mëposhtme është indikator biologjik që përcakton shkallën e ndotjes së mjedisit ?
A. Likeni
B. Pisha
C. Gështenja
D. FieriPyetja 10
Cila metodë aplikohet për pastrimin e mjedisit të ndotur nga bakteriet duke i përdorur bazat ?
A. Sterilizimi
B. Deratizimi
C. Pasterizimi
D. DezinfektimiPyetja 11
Cila është faza e fundit e ciklit të zhvillimit të bakteriofagut ?
A. Depërtimi i acidit nukleik të virusit në qelizën bakteriale
B. Formimi i kapsidave dhe acideve nukleike të viruseve
C. Kompletimi dhe lirimi i bakteriofagëve të rinj
D. Ngjitja e virusit për sipërfaqen e qelizës bakterialePyetja 12
Gjatë procesit të frymëmarrjes shkëmbimi i dioksidit të karbonit (CO2) në mes gjakut dhe ajrit bëhet përmes:
A. trakeve
B. alveoleve
C. faringut
D. laringutPyetja 13
Cilat etapa të njëpasnjëshme kryhen në interfazë gjatë një cikli të ndarjes qelizore ?
A. G1-S-G2
B. G1-G2-S
C. S-G2-G1
D. G1-G2-SPyetja 14
Qarkullimi i vogël i gjakut te njeriu:
A. fillon nga barkushja e majtë dhe përfundon në veshëzën e djathtë
B. fillon nga veshëza e djathtë dhe përfundon në barkushen e majtë
C. fillon nga barkushja e djathtë dhe përfundon në veshëzën e majtë
D. fillon nga veshëza e majtë dhe përfundon në barkushen e djathtëPyetja 15
Sa aminoacide në sintezën e proteinave kodohen nga vargu i mëposhtëm i ARN(i) ?
UGGUUUGGCUCA
A. Tri aminoacide
B. Katër aminoacide
C. Pesë aminoacide
D. Tetë aminoacidePyetja 16
Në cilën pjesë të lëkurës gjenden receptorët për prekje ?
A. Dermë
B. Epidermë
C. Ind dhjamor
D. Ind nënlëkurorPyetja 17
Si quhet vendi ku bashkohet qeliza nervore me qelizën e muskulit të lëmuar ?
A. Akson
B. Neurit
C. Dentrit
D. SinapsëPyetja 18
Nukleotidet janë njësi ndërtimore që marrin pjesë në ndërtimin e:
A. yndyrave
B. acideve nukleike
C. karbohidrateve
D. proteinavePyetja 19
Si quhet tipi i organit ekskretues te shpendët ?
A. Pronefros
B. Protonefridie
C. Metanefros
D. MetanefridiePyetja 20
Cili grup i algave është i paraqitur në figurë ?
A. Algat blu të gjelbëra
B. Algat e gjelbëra
C. Algat e murrme
D. Algat silikatePyetja 21
Antikodoni është pjesë e :
A. ADN
B. ARN(i)
C. ARN(r)
D. ARN(t)Pyetja 22
Cila fazë e ndarjes së qelizës me mejozë është paraqitur në figurë?
A. Anafaza e I
B. Metafaza e I
C. Profaza
D. TelofazaPyetja 23
Si quhen bimët me lule të vërtetë me fryte ?
A. Alga
B. Farëveshura
C. Fierna
D. FarëzhveshuraPyetja 24
Si quhet forma e bashkëjetesës së dy organizmave që kanë dobi të ndërsjellë por jo të obligueshme ?
A. Protokooperim
B. Komensalizëm
C. Mutualizëm
D. NeutralizëmPyetja 25
Në figurë është paraqitur piramida ushqimore dhe biomasa e gjallesave në një ekosistem. Në cilin nivel ushqyes gjenden mishngrënësit e rendit të parë ?
A. I
B. II
C. III
D. IV