Gjeografi, Gjimnazi Shoqëror B 2010
Pyetja 1
Si quhet dukuria e gërryerjes së tokës nën veprimin e forcave të jashtme?
A. Akumulacion
B. Bifurkacion
C. Erozion
D. ErupsionPyetja 2
Cili nga lumenjtë e Shqipërisë ka gjatësi më të vogël?
A. Drini
B. Buna
C. Shkumbini
D. MatiPyetja 3
Në qoftë se në hartë me shkallë 1 : 600 000, largësia Ferizaj – Gjilan është 5 cm. Sa është largësia në mes këtyre dy qyteteve?
A. 30 km
B. 45 km
C. 40 km
D. 25 kmPyetja 4
Cila prej këtyre vijave përdoret për punimin e hartave klimatike për paraqitjen e temperaturave?
A. Izobatet
B. Izohjetet
C. Izohalinet
D. IzotermatPyetja 5
Me lëvizjet tektonike vertikale janë krijuar:
A. malet e vjetra – mollake
B. malet e reja – vargmalet
C. mbihypja – shariazhi
D. atiklinaliet – sinklinaletPyetja 6
Numri më i vogël i popullsisë së botës jeton në:
A. hemisferën perëndimore
B. hemisferën veriore
C. hemisferën lindore
D. hemisferën jugorePyetja 7
Me rritjen e lartësisë mbidetare temperaturat e ajrit në zbresin në çdo 100m për 0.56^0C. Sa do të jetë temperatura në 600 m lartësi nëse në 0 metra lartësi temperaturaështë 15^0C ?
A. h = 600 m, temp.=11.64^0C
B. h = 600 m, temp. = 11.62^0C
C. h = 600 m, temp. = 9.52^0C
D. h = 600 m, temp. =15.32^0C.Pyetja 8
Hapësira gjeografike e cila shtrihet në të dy anët e lumit Lumbardhi i Prizrenit njihet si:
A. rajoni malor i Siriniqit
B. rajoni malor i Sreckës
C. rajoni malor i Shalës së Bajgorës
D. rajoni malor i Kollashinit të IbëritPyetja 9
Pse pjesa më e madhe e Republikës së Kosovës është e mbuluar me tokë të cilësisë së dobët?
A. Për shkak të pasurisë bimore
B. Për shkak të klimës së llojllojshme
C. Për shkak të relievit kodrinoro-malor
D. Për shkak të pasurive ujore rrjedhësePyetja 10
Fusha e Moravës shtrihet në:
A. verilindje të Fushës së Kosovës, në mes maleve të Gallakut dhe Kopaunikut
B. jugperëndim të Fushës së Kosovës, në mes maleve të Drenicës dhe Zhegovcit
C. veriperëndim të Fushës së Kosovës, në mes maleve të Kopaunikut dhe Rogoznës
D. juglindje të fushës së Kosovës, në mes maleve të Karadakut dhe ZhegovcitPyetja 11
Cilat janë malet e vjetra në Europë?
A. Uralet, Alpet, Harc, Pirinejet, Peninet, Apeninet dhe Rodopet
B. Vogezet, Karpatet, Shvarcvald, Dinariket, Ardenet dhe Sharrit
C. Rodopet, Vogezet, Shvarcvald, Harc, Ardenet, Peninet dhe Uralet
D. Sharopindet, Masivi qendror, Apeninet, Kastilet, Alpet dhe IberiketPyetja 12
Janë dhënë pohimet:
I. Ciklonet krijohen rreth Islandës dhe duke lëvizur në drejtim të Evropës sjellin shi, bor, mjegull dhe erë
II. Ciklonet krijohen rreth Ishujve Azore dhe duke lëvizur në drejtim të Evropës sjellin kohë të ftohtë
III. Ciklonet krijohen mbi Siberi dhe duke lëvizur në drejtim të Evropës sjellin kohë të nxehtëCili pohim është i saktë ?
A. Vetëm I
B. Vetëm II
C. Vetëm III
D. I,II dhe IIIPyetja 13
Salanitet më të vogël kanë:
A. hapësirat ujore që ndodhen në zonën e nxehtë, sidomos në gjerësitë subtropikale
B. hapësirat ujore që ndodhen në zonën mesatare, sidomos në gjerësitë mesatare
C. hapësirat ujore që ndodhen në zonën e ftohtë, sidomos në gjerësitë polare
D. hapësirat ujore që ndodhen në zonën e nxehtë, sidomos në gjerësitë tropikePyetja 14
Cili lumë është paraqitur në hartën e dhënë?
A. Nili
B. Amazoni
C. Misisipi
D. KongoPyetja 15
Tajga është :
A. bashkësi bimore me bari të ulët në viset e mesme kontinentale
B. bashkësi bimore e barishtave të larta në viset tropike
C. bashkësi e pyjeve të larta halore në rajonet e ftohta klimatike të Siberisë dhe Kanadës
D. bashkësi bimore e myshqeve, likeneve dhe barishtave moçalike në viset polare