Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

46 mijë maturantë sfidohen në Maturë

13 Jun 2014
Milingona

Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim (DVSM) në kuadër të Ministrisë së Arsimit, i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e testit të maturës shtetërore për 46 mijë maturantë sa pritet t’i nënshtrohen sivjet këtij provimi.

Drejtori i DVSM-së, Mustafë Kadriu, ka thënë se sivjet është një numër më i madh të nxënësve që pritet t’i nënshtrohen këtij provimi derisa ka shtuar se numri i saktë i atyre që do të testohen mund të dihet vetëm pasi të grumbullohen testet.

“Janë përfundim të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me përgatitjet e administrimit të testit të Maturës Shtetërore më 14 qershor 2014”, ka thënë ai.

Kadriu ka deklaruar se testi fillon në ora 10:00 ndërsa nxënësit, administruesi dhe kryetari i komisionit, duhet të jenë në qendër më së voni një orë para fillimit të testit.

Sipas tij, edhe këtë vit, testi i ka 200 pyetje, derisa me 50 për qind të tyre të sakta nxënësit e kalojnë provimin.

“Është një traditë tre vjeçare të themi se testit i nënshtrohen dy ditë, dita e parë që do të jetë më 14 dhe dita e dytë më 28. Dita e parë është në lëndët e përgjithshme, gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë që i përmbajnë 120 pyetje, 50 nga gjuha shqipe, 40 nga gjuha angleze dhe 30 nga matematika. Nxënësit që në ditën e parë e përmbushin kriterin, në ditën e dytë janë 80 pyetje të pjesës së dytë që i quajmë më afër profesionit ku aty ndahen varësisht prej drejtimeve”, ka sqaruar Kadriu.

Sipas tij, MASHT ka përgatitur 12 lloje të testeve për secilin profil të shkollimit derisa testet do të jenë në gjuhën shqipe, turke, boshnjake, serbe dhe angleze.

“Testi zgjatë 180 minuta pa pauzë, kurse nxënësit me vete përveç një dokumenti të identifikimit duhet të kenë një laps apo edhe një shishe me ujë. Nga 200 pyetje sa i ka i gjithë provimi i maturës, secila e përfshin një pikë. Me arritjen e 100 pikëve të sakta, nxënësi kalon provimin”, ka thënë Kadriu.

Për fund ai ka shtuar se në gjithë Kosovën do të jenë 390 qendra të testimit, 626 kryesues të komisionit dhe 3000 administrues.

“Për çdo 12 deri në 16 nxënës do të jetë një administrues. Rezultatet e provimit të maturës pritet të shpallen më 7 korrik 2014”, ka përfunduar Kadriu. /Telegrafi/

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore